Trençevska: Ndihma prej 1.000 denarë do të paguhet ne xhirollogari dhe jo me vauçerë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska u shpreh se ndihma për pensionistët dhe shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar do të paguhet nëpërmjet xhirollogarisë dhe jo me vauçerë.

Ajo theksoi se me vendim të qeverisë rreth 330.000 pensionistë dhe 36 mijë amviseri do të marrin 1.000 denarë shtesë për muajin mars, prill dhe maj.

“Nuk do të ketë vauçerë, por nga 1.000 denarë do të paguhen përmes xhirollogarive. Këto mjete mund të përdoren për blerjen e prodhimeve ushqimore, rrymë ose diçka tjetër”, u shpreh Trençevska.

Ajo po ashtu shtoi se pensionin social prej 6.317 denarëve për momentin e shfyrtëzojnë 10.028 qytetarë.