Trençevska: Bashkëpunimi me Bankën Botërore çon në rezultate dukshëm pozitive

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot ka mbajtur takim me përfaqësues të Bankës Botërore, ku morën pjesë Zoran Anushiq, specialist i lartë për mbrojtje sociale nga Banka Botërore dhe Cveta Petrushevska- Jonçevska, analiste nga Zyra e Bankës Botërore në Shkup, si dhe përfaqësues të Njësisë së projektit në Shkup.

Në takim, siç informojnë nga MPPS, janë përmbledhur rezultatet e “Projektit për administrimin e sigurimeve shoqërore”, i cili po zbatohet me mbështetjen e Bankës Botërore, si dhe hapat e ardhshëm për periudhën e mbetur deri në përfundim të projekti, dhjetor 2024.

Ministrja Trençevska shprehu kënaqësinë e saj për bashkëpunimin me përfaqësuesit e Bankës Botërore, mbështetjen e tyre eksperte dhe ecurinë e Projektit, i cili parasheh aktivitete serioze reformuese që do të rezultojnë me ndryshime të rëndësishme në sistemet e krijuara në fushën e evidencës së sigurimeve shoqërore, vlerësimin e aftësisë së kufizuar, punësimi i personave me aftësi të kufizuara dhe punët e klasifikuara si profesione të rrezikshme me stazh të beneficuar.

“Jemi të kënaqur me zbatimin e Projektit të administrimit të sigurimeve shoqërore dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e tij në zbatimin e reformave në disa segmente kyçe. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështet plotësisht realizimin e mëtejmë të projektit dhe është e përkushtuar në intensifikimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimit me bankën”, theksoi ministrja Trençevska.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën kënaqësinë e tyre të madhe për bashkëpunimin e shkëlqyer, përkushtimin e personave të përfshirë nga Njësia e projektit dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, dhe në të njëjtën kohë theksuan hapjen për bashkëpunim të mëtejshëm dhe realizimin e aktiviteteve në kuadër të projektit.