Trembëdhjetë të vdekur dhe 562 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u raportuan të enjten 13 viktima nga koronavirusi dhe 562 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se tri viktima janë regjistruar në Prishtinë, dy në Mitrovicë dhe nga një në tetë komuna të tjera të Kosovës.

Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 1,595 mostrave.

Numri më i madh i tyre u konfirmua në Prishtinë: 223.

Në 24 orët e fundit, Instituti po ashtu tha se 761 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 45,004.

Prej tyre, 1,161 pacientë kanë vdekur dhe 31,802 janë shëruar.

Raste aktive aktualisht janë 12,041.