Vlera e tregtisë ndërkombëtare në mallra dhe shërbime në Kinë arriti në 4.32 trilionë juanë në tetor, duke shënuar një rritje prej 6 për qind në baza vjetore, treguan të premten të dhënat zyrtare.
Në terma në dollarë amerikanë, eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve të vendit arritën respektivisht në 335 miliardë dollarë dhe 273.4 miliardë dollarë, duke shënuar një suficit prej 61,6 miliardë dollarësh, sipas Administratës Shtetërore të Këmbimit Valutor, citon “Xinhua”.
Vlera e eksportit të mallrave ishte në rreth 2.15 trilionë juanë, ndërsa vlera e importit të mallrave në 1.61 trilionë juanë, duke arritur në një tepricë prej 539.1 miliardë juanësh.
Vlera e shërbimeve të eksportuara arriti në 234.2 miliardë juanë dhe vlera e shërbimeve të importuara ishte 335.9 miliardë juanë, duke prodhuar një deficit prej 101.7 miliardë juanë.