Tregtia e jashtme, rritje të shpejtë

Në shtatë muajt e parë të vitit 2023, tregtia e jashtme e Kinës me vendet e tjera të BRICS-it (Brazil, Rusi, Indi dhe Afrikën e Jugut) u rrit 19.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 2.38 trilionë juanë (rreth 326.85 miliard dollarë amerikanë) dhe duke zënë 10.1 për qind të vlerës së tregtisë së jashtme të Kinës, 1.6 pikë përqindjeje më e madhe se rritja në shtatëmujorin e parë të vjetshëm, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave (GAC) të hënën.
Eksportet kineze në vendet e tjera të BRICS-it arritën në 1.23 trilion juanë, ndërsa importet 1.15 trilionë juanë, përkatësisht 23.9 qind dhe 14.3 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vjetshme.

Statistikat e Administratës së Përgjithshme të Doganave treguan se kompanitë private kineze janë zgjeruar vazhdimisht në tregjet e vendeve të tjera të BRICS-it dhe vëllimi i tregtisë së tyre ka pasur rritje të shpejtë, shkruan CMG
Gjatë periudhës shtatëmujore, tregtia e tyre e jashtme me këto ekonomi arriti në 1.36 trilion juanë, me një rritje 29.4 për qind, duke përbërë 57.1 për qind të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë ndërmjet Kinës dhe vendeve të tjera të BRICS-it gjatë kësaj periudhe.

Që nga krijimi i mekanizmit të BRICS-it më 2006, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar është konsoliduar dhe zhvilluar vazhdimisht, duke u bërë një forcë e rëndësishme për rimëkëmbjen ekonomike globale

Samiti i 15-të i BRICS -it do të mbahet në Johanesburg.Me ftesën e presidentit të Republikës së Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, presidenti i Kinës Xi Jinping u nis nga Pekini të hënën paradite për të marrë pjesë në këtë Samiti dhe për të zhvilluar një vizitë shtetërore në Afrikën e Jugut.