Tre viktima nga shpërthimi në një ndërtesë në Stamboll (VIDEO)

 

Tre persona kanë vdekur pas një shpërthimi të fuqishëm në një ndërtesë në lagjen Kadikoy në Stamboll.

Mediat turke raportojnë se viktimat janë shënuar nga zjarri i madh që shkaktoi ky shpërthim, derisa në rrjete sociale janë shpërndarë video ku shihet se ndërtesa është kapluar nga flakët.

Në vend të ngjarjes ka arritur kryetari i kësaj zone, Ali Jerlikaja, i cili e ka konfirmuar se deri tani janë konfirmuar të paktën tri viktima.

Aty janë edhe ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë vënë situatën nën kontroll.

Sipas informacioneve të para shkaku i shpërthimit është rrjedhja e gazit në njërën nga banesat e ndërtesës, megjithatë zyrtarisht nuk është konfirmuar.