Tre shkupjanë të arrestuar për drogë në afërsi të Gostivarit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 19.30 në pikën pagesore në Gostivar, policia ka arrestuan personat M.L. (20), H.N. (18) dhe O.M. (21), të gjithë nga Shkupi, transmeton Alsat. Policia gjatë kontrollit të makinës së tyre, “Volkswagen Golf”, me targa të Shkupit, ka gjetur amfetaminë, marijuhanë dhe peshore digjitale me mbetje amfetamine.