Tre protestuesit për rastin “Monstra” kërkojnë falje në gjykatë

Tre nga pesë të akuzuarit që kanë marrë pjesë në protestat për rastin “Monstra”, janë ndjerë sot fajtorë para gjykatësit dhe kanë kërkuar falje. Ndërsa dy të tjerët nuk e pranojnë akuzën dhe deklarohen të pafajshëm.

Pesë person janë prezent në sallën e gjyqit, një i akuzuar nuk është lejuar në sallë për shkak të temperaturës së lartë, ndërsa një i akuzuar tjetër është i pakapshëm për organet e ndjekjes penale. Në sallë janë të pranishëm edhe policët e dëmtuar në protesta.