Tre persona të rinj të infektuar mekoronavirus, sipas të dhënave të sotme nga Ministria e Shëndetësisë për koronavirusin në Kërçovë, me çfarë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë ka mbërritur në 239 persona, prej të cilëve 127 janë aktivë, 102 janë shëruar dhe 10 persona kanë ndërruar jetë.
“Sot te ne kemi tre persona të rinj të infektuar me koronavirus të cilët trajtohen në kushte shtëpie mbi mbikëqyrje të mjekëve të tyre të familjes dhe kuptohet se janë në izolim” , informon kryetari Fatmir Dehari, i cili është edhe kryetar i Shtabit Komunal të Krizës në Kërçovë.
Ai u bën apel të gjithë qytetarëve t’u përmbahen rekomandimeve të lëshuara nga institucionet shëndetësore kompetente./MIA
Maqedoni Tre persona të rinj të infektuar me koronavirus në Kërçovë