Tre persona sulmojnë me thikë një fëmijë nga Haraçina, pas orës 3 të mëngjesit

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të lëndimit me thikë që ka ndodhur në Haraçinë të Shkupit, transmeton TV21.

“Më datë 26.07.2023 rreth orës 03.40 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Haraçinë të Shkupit, tre persona, njëri nga të cilët ka pasur mjet të mprehtë, kanë sulmuar nga Haraçina dhe i kanë shkaktuar prerje në dorë, dhe i kanë marrë para. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.