Tre muaj pas martesës, S4MM ndahet nga bashkëshortja?

Reperi shqiptar duket se i ka dhënë fund martesës.

Në muajin tetor S4MM reperi i njohur shqiptar, i dha fund beqarisë në një dasmë shumë modeste, shkruan lajmi.net.

Reperi  dhe partnerja e tij, Filis Ismaili, u martuan në Belgjikë dhe gjithë ceremonia që organizuan ishte shumë e thjeshtë.

 

Ndërsa së fundmi një veprim i çiftit ka bërë të dyshojë se dyshja mund të jenë duke kaluar një krize në marrëdhënie.

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin S4MM nuk është pjesë e listës të personave që ndjek Filis, e as reperi në listën e personave që ndjek bukuroshja.

 

Ky veprim i çiftit bëri që fansat të dyshojnë se ata tashmë janë ndarë, por na mbetet të presim që të kemi ndonjë reagim nga ta dhe të mësojmë të vërtetën.