Tre lojtarët që Milan mund t’i shesë për të rritur fondet për merkato

Përkundër se ndryshuan pronarët, Milan nuk po lëshohet në shpenzime në merkato.

Tash e disa javë, lojtarë si Renato Sanches, Sven Botman e Enzo Fernandez (ky i fundit humbi durimin dhe kaloi te Benfica) janë në pritje të ofertës nga Milani.

‘Rossoneri’ duket se nuk janë mirë ekonomikisht dhe në Itali raportojnë për emrat që mund të shiten për të grumbulluar mjetet për merkaton, përcjell lajmi.net.

Tre lojtarë; Ante Rebic, Alexis Saelemaekers dhe Fode Ballo-Toure janë në listën e shitjeve.

Sipas mediave italiane, Milan do të ketë vetëm 50-60 milionë euro për të investuar në merkato – sipas situatës aktuale.

Charles De Ketelaere, Noa Lang, Renato Sanches e Sven Botman janë vetëm disa nga emrat që lidhen me ‘Rossoneri’. Spekulime ka edhe për Paulo Dybala e Marco Asensio.