Tre liderë të BE-së do të takohen me Zelenskyn

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë kanë planifikuar që të takohen me presidentin e Ukrainës, Vlodomyr Zelensky në Kiev në orën 18:00.

Të paktën kështu kanë raportuar mediat çeke.

Këta tre liderë synojnë të paraqesin një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën pas një udhëtimi simbolik që synon të tregojë solidaritetin evropian me popullin ukrainas, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Tre kryeministrat thuhet se kaluan kufirin me Ukrainën këtë mëngjes përpara se të udhëtonin në kryeqytet me tren.

Vizita vjen, derisa Rusia vazhdon sulmet e saj në Ukrainë, ku së shpejti do të hyjë në fuqi një shtetrrethimi që zgjat deri të enjten.

Nuk dihet se si do të ndikojë shtetrrethimi në vizitën e liderëve.