Trazirat në ndeshjen me Shkëndijen, reagon zyrtarisht klubi i Shkupit

Ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijes së Tetovës në Kupën e Maqedonisë së Veriut u ndërpre për shkak të tifozerisë së Shkupit që në momentin e golit të tetovarëve u fut në fushë dhe u konfliktua me lojtarët e kuqezinjve. Ndërkohë, me ndeshjen që nuk rinisi, Shkëndija e Tetovës mori fitoren në tavolinë me rezultatin 0-3 ndërsa së fundmi reagoi edhe klubi i Shkupit. Klubi theksoi se ajo sjellje nuk përfaqëson tifozerinë shkupjane ndërsa i kërkon falje tifozëve të vërtetë të Shkupit që tashmë penalizohen për shkak të disa personave që thyejnë rregullat.

“Të dashur tifozë ne si drejtues të klubit jemi munduar që prej 3-4 vitesh të bëjmë maksimumin që klubi SHKUPI të rritet me të gjitha forcat dhe ta barazpeshojmë me emrin e tij dhe në këtë rrugë po hedhim hapa të vendosur. Synimi ynë është t’i japim ngjyra futbollit të vendit, të ndërgjegjësojmë Evropën dhe t’i bëjmë tifozët e vërtetë të Shkupit dhe tifozët e vërtetë të futbollit të përjetojnë fitoret e ekipit të tyre të preferuar. Po, një sportist duhet të jetë i moralshëm dhe i sjellshëm, por vrazhdësia apo imoraliteti i një futbollisti nuk mund të jetë kurrë një shpjegim për atë që ndodhi sot. Si klub na vjen shumë keq, ne nuk jemi një klub i tillë, nuk duam të jemi dhe as do të jemi. Ne duam të jemi një klub për të cilin flitet për fitoret e tij, flitet për rritjen e tij, flitet për ngjyrën që i jep futbollit dhe kështu do të jemi. E dimë që tifozët e vërtetë të SHKUPIT nuk e dëmtojnë kurrë klubin e tyre. Një Shvercer i vërtetë nuk e dëmton klubin, një tifoz i vërtetë nuk e dëmton klubin e tij dhe qëndron kundër atyre që dëmtojnë klubin. Nuk ka mundësi që ata që i bënë këto gjëra sot të jenë mbështetës të Shkupit dhe ta duan Shkupin. I kërkojmë falje tifozëve të vërtetë të Shkupit, publikut të futbollit, baballarëve dhe nënave që sollën fëmijë e tyre për të parë futboll për ngjarjet e sotme, ne premtojmë se do të luftojmë deri në fund ata që po tentojnë të dëmtojn klubin tonë të zemrës, pavarësisht kostos. Nuk do t’i lëmë të pengojnë rritjen dhe zhvillimin e këtij klubi. (Një shpjegim i plotë do të bëhet nga klubi ynë më vonë.)