Trazira mes tifozëve nga Maroku dhe Franca, ndërron jetë një 14-vjeçar

Trazira të mëdha kanë ndodhur pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës në Francë, ku raportohet se një 14-vjeçar ka ndërruar jetë në Montpellier.

I mituri ishte pjesë e një grupi të madh tifozësh nga Maroku, të cilët po kryenin trazira në rrugët e qytetit kur u përplas nga një makinë që mbante një flamur francez në dritare. Marokenët tentuan t’i hiqnin flamurin nga makina, por shoferi në panik bën një veprim të pakontrolluar dhe i merr jetën 14-vjeçarit.

Ndonëse masa sigurie ishin marrë më herët për të shmangur trazirat, duket se kjo gjë nuk mundi të parandalohej. Tifozët thyen dyqane dhe hodhën sende të forta në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.