Transportonte emigrantë nga Siria! Arrestohet i riu nga Prilepi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 23:00 në rrugën e fshatit Brigjet e Kuqe është arrestuar 20-vjeçari A.J. nga Prilepi për shkak të transportit ilegal të emigrantëve, përcjell TV21.

“Përkatësisht, ai me veturën “Passat” me targa të Prilepit po transportonte pesë emigrantë nga Siria. Pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë parashtrimi përkatës”, theksojnë nga MPB.