Transporti publik në Shkup të hënën sipas itinerarit të së dielës

Për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Punës -1Maji dhe festa fetare Fitër bajrami, transporti publik në Shkup të hënën do të zhvillohet sipas itinerarit të së dielës, ndërsa teleferiku do të punojë normalisht, kanë njoftuar nga NQP Shkup.

Nesër të gjitha biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të punojnë normalisht, ndërsa e diela është ditë jopune për të gjitha pikat e shitjes.