Shkruan: Faton Halili
Këta dy vitet e fundit për liderëshipin e shteteve të Ballkanit ka qenë ‘’kolltuqe me gjëmba’’. Dinamika politike e madhe qē i ka përcjell drejt marrëdhënieve dypalëshe mes fqinjëve, ka shkaktuar një ndryshim të mjaftueshëm të mentalitetit patrialkal të trashëguar ndër vite. Si asnjë herë mē parë, vëmendja e faktorit ndërkombëtar u përqendrua më bindshëm për t’i zhbllokuar dhe për t’i zgjidhur një herë e përgjithmonë urrejtjet dhe paragjykimet shekullore.
Maqedonia, mbase, (pa dēshirën e saj) zgjidhi çështjen e emrit , me të cilën, nacionalistëve ua ‘përdredhën bishtin’ fuqitë e mëdha.
Rreth dy javësh do të kemi zgjedhje të parakohshme dhe krijimi i një qeverie të re, e cila do të duhet ta shpin shtetin drejt integrimit Europian si shtet ‘’i barabartë dhe pa probleme etnike”.
Shqipëria poashtu është para një faze mjaft të tensionuar , që prej daljes nga komunizmi famëkeq, po zbaton një reformë të pazakontë në drejtësi, si një e arritur e madhe bashkë me ndryshimet dhe reformat në sistemin zgjedhor. Gjithsesi Vetingu (filtrimi) paraqet një arritje madhore për ç’rrënjosjen e krimit mafioz në bashkëpunim me ndërkombëtarēt .
Kosova dhe Serbia, edhe përkundër armiqësive shekullore, me ndihmën e ndërkombëtarëve, veçanërisht nën ombrellën e diplomacies së SHBA-ve, po negociohet për një zgjidhje përfundimtare, ku faktori politik serb tani është pozicionuar fuqishëm drejt zgjidhjes të këtij konflikti.
Kosova panvarësisht problemeve që po has brenda , për shtet ndërtimin institucional , po arrinë të unifikohet dhe të rinisë mbylljen e një kapitulli tē vjetër vuajtjesh të popullit të saj, për ta hapur një kapitull të ri Euro-Atlantik me një maturi dhe pjekuri të re, për hirë të së ardhmes që e pret, drejt ëndërrave shekullore.
Me rastin e fundit të aktakuzës së ngritur nga ana e gjykatës speciale , po vërteton një të vërtetur të hidhur , që faktori Europian është ndikuar nga qarqet e ndryshme anti -shqiptare për ta “njollos” luftën e pastër të UÇK -së , me pretendimin se disa individë brenda saj janë të involvuar nē krim dhe vrasje gjatë luftës të vitit 1999. Prap se prap Europa do i pres me një bagazh mjaft të pasur , ku garantuesi dhe udhërrëfyesi më i mirë do të jetë historia e njē populli të tërë i lënë anash padrejtēsisht, gjatë periudhave të tmerrshme që kanë kaluar Kosova dhe shqiptarët.
E gjithë kjo do të paraqes ‘’kapjen për dore’’ , si komb i civilizuar drejt antarësimit të plotë në Bashkimin Europian, dhe jo Integrim mëhallash .