Trajnim|“Metoda për arsimtarët për të parandaluar fenomene devijante tek të rinjtë”

Më kuadër të projektit Uebinare vullnetare, shoqata Horizon Civitas dhe Dritë Shprese organizuan trajnimin nën temën “Metoda për arsimtarët për të parandaluar fenomene devijante tek të rinjtë”.Në këtë trajnim u diskutua se si mësimdhënësit ti dallojn fenomenet devijante tek të rinjtë siç janë bulizmi, dhuna fizike mes të rinjëve, diskriminimi gjinor, bixhozi dhe lojrat e fatit, konsumimi i substancave të dëmshme, ekstremizmi dhe të ngjajshme, dhe si të veprohet për të parandaluar të njejtat.

Samet Shabani nga Horizon Civitas në ligjeratën e tij më tepër u përqëndrua se çfar ndryshime duhet të bëhen në procesin arsimor për të pasur një rini më të qëndrueshme dhe më të vetëdijshme ndërsa rolin vendimtar në këtë e kanë edhe mësuesit.

“Zhvillimet radikale me përparimin e teknologjisë dhe konceptimi i gabueshëm i modernizimit shkaktojnë krizë identiteti tek të rinjtë, kjo krizë është në thelbin e çdo lloji të devijimit dhe në këto rrethana, mësuesit janë prindërit shpirtrorë për të parandaluar fenomene devijante tek të rinjtë.Pas prindërve, mësuesit janë ata që kalojnë më së shumti kohë me një të ri dhe ata mund të jenë një nga personat më me ndikim në jetën e tij. Prandaj mësuesi përveç mësimdhënies ai duhet të jet më i hapur me nxënësin duke vëzhguar sjellet e tij nga afër, të jetë më I hapur dhe më komunikativ posaqërisht tek ata nxënës që vërehet sjellje jo e zakont, të mbaj komunikim me prindërit, dhe ti përcjellin ata edhe jasht orarit shkollor”- deklaroi Samet Shabani aktivist qytetar.

Sipas anketës së realizuar me gjithsej 255 mësimdhënës fenomenet devijante më të theksuara janë: Bulizmi, ekstremizmi etno centric dhe ideologjik, dhuna mes të rinjëve, gjuha dhe krimi i urrejtjes. Lindita Mustafa nga shoqata dritë shprese theks të veçant i dha temës së bulizmit dhe llojet e bulizmit dhe si të trajtohen këta të rinjë.

“Më shpesh simptomat fshihen, varësisht nga mosha që ka fëmija mund të tërhiqet në vete, të qajë, të bie në depresion, të ndjehet i vetmuar, të tërhiqet nga shoqërija ose e kundërta,të jet agresiv, rebel, mosbindës, në ankth i shqetësuar etj.

Shpesh këta fëmijë kanë vetëbesim të ulët, mund të pësojnë humbje të oreksit ose rritje të oreksit si rezultat i gjendjes emocionale, mund të jenë të sëmurë duke somatizuar (janë të sigurt se u dhemb barku edhepse mjeku thot se nuk kan asgjë), jetojnë në panikë, mund të kenë sulme paniku e tjerë. Çfarë duhet të behet ne këto raste?

Nëse prindërit vendosin ta dergojnë femiun te psikologu, ai bën qasje individuale dhe psikoterapi me fëmijën ose këshillim me familjen, por gjithnjë duke pasur parasysh bashkëpunimin me prindërit dhe shërbimin pedagogjiko-psikologjik në shkollë.

Bashkëpunimi me shkollën është shumë i rëndësishëm sepse ato janë në kontakt të drejtpërdrejtë me nxënësit, dhe gjithashtu mund të na ndihmojnë të ngrisim vetëdijen e prindërve dhe arsimtarëve, se si ta njohin dhe parandalojnë dhunën-bulizmin përmes ligjëratave, punëtorive, panel diskutimeve, seminareve, etj”- deklaroi Lindita Mustafa, psikologe.

Pas ligjërimeve, pjesmarrësit online parashtruan pyetje dhe shkëmyen ide dhe përvoja nga puna e tyre.

Në këtë trajnim morën pjesë 110 pjesmarës kryesisht mësidhënës nga trojet shqipfolëse Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali I Zi, dhe Sërbija (Presheva).