Trajneri zviceran për shqiptarin: Ne provuam ta bindnim, por

Nedim Bajrami mund të quhet praktikisht një lojtar i Kombëtares shqiptare.

Mesfushori i cili aktivizohet në rradhët e skuadrës së Empolit, që i ka realizuar edhe një dopietë Napolit në Kupën e Italisë, është aktivizuar në të gjithë grup moshat e Zvicrës dhe tani trajneri i U-21 të kombëtares helvete Mauro Lustrineli ka deklaruar për “Blick” se zemra e tij rreh vetëm për Shqipërinë:

“Ne provuam ta bindnim Bajramin të vazhdonte të luante për Zvicrën. Por, më pas ai na tha se zemra e tij rreh për Shqipërinë. Edhe pse për ne është një nga vlerat kryesore, nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta linim të largohej.”

Mesfushori 22-vjeçar është aktivizuar në total me skuadrën e Empolit këtë sezon në 28 ndeshje ku ka arritur të realizojë 5 gola dhe duke dhuruar 9 asist.