Trajneri i ri i Chelseat do të përballet me shumë probleme? Frank Lampard: Është puna e tij!

Trajneri momental i Chelseat, Frank Lampard ka bërë një deklaratë interesante në lidhje me pasardhësin e tij te stoli i Bluve të Londrës.

I pyetur nga gazetarët se a do të jetë kjo puna më e vështirë për trajnerin e ri në histori të klubit, legjenda angleze dha një përgjigje interesante, shkruan Lajmi.net

Lampard thjesht tha se ky është problemi i tij, i trajnerit të ardhshëm: “Është problemi i tij”.

Chelsea tashmë ka gjetur trajnerin e ri dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet në stol. Ai është Muricio Pochettino, ish-trajneri i Tottenham Hotspur.

Të dielën Frank Lampard menaxhon ndeshjen e fundit me Chelsean. Ata luajnë ndaj Newcastle United, të dielën./Lajmi.net/