Asensio nuk vazhdon me Real Madridin, kërkon largimin në verë

Futbollisti spanjoll, Marco Asensio ka kërkuar largimin nga skuadra e Real Madridit në afatin e verës.

Ashtu siç raporton Relevo, Asensio nuk e ka pranuar kontratën e re nga klubi madrilen dhe ka kërkuar largimin nga “Santiago Bernabeu”, shkruan Lajmi.net

27-vjeçari ka kontratë deri në qershor të këtij viti dhe duket se do të mbetët “lojtar i lirë” në fund të muajit qershor.

Gjatë këtij sezoni, Asensio zhvilloi 30 paraqitje, por shumica e tyre ishin si zëvendësues. Ai shënoi nëntë gola dhe bëri gjashtë asiste.

Me Real Madridin, anësori spanjoll fitoi tre tituj të UEFA Champions League, tre tituj të La Ligas dhe tre tituj të Superkupës së UEFA-s./Lajmi.net/