Trajneri i Prishtinës merr përgjegjësinë për humbjen nga Trepça ’89

Zekirija Ramadani ka marrë përgjegjësinë për humbjen e FC Prishtinës nga Trepça ’89.

Kryeqytetasit u mposhtën 1:0 në ‘Riza Lushta’ në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.

“Kemi bërë gjëra që s’na kanë hije si klub, kjo humbje na demoralizon, por duhet gjetur forcën për t’u rikthyer”, ka deklaruar Ramadani për Art Motion.

“Na mungoi goditja finale, pra konkretizimi, sidomos pjesa e parë ishte më e mirë. Gjithsesi, ajo që është e rëndësishme, përgjegjësinë më të madhe e kam unë”, ka shtuar ai.

Në xhiron e ardhshme, FC Prishtina në ‘Fadil Vokrri’ pret KF Llapin.