Trajneri i Portugalisë tregon mentalitetin e Ronaldos, pas infektimit: Cristiano dëshiron të luajë

Ronaldo do të jetë mungesë e madhe për Portugalisë kundër Suedisë në takimin e Ligës së Kombeve të mërkurën mbrëma [sonte].

Sulmuesi i Juventusit doli pozitiv në testin për COVID-19 të martën dhe do të mungojë së paku 10 ditë.

35-vjeçari nuk ka simptoma të virusit dhe po e ndjek protokollin, që nënkupton se ai është vetizoluar dhe nuk mund të luajë, por trajneri i tij Santos tha se Ronaldo mezi pret të kthehet në fushë.

“Ai thotë se thjesht dëshiron të luajë”, tha Santos në një konferencë për media para ndeshjes kundër Suedisë.

“Secili lojtar që mungon shkaku i Covid-19 është mungesë e madhe dhe mungesa e Ronaldos është edhe më e madhe. Por unë kam besim shumë të madh në lojtarët që do të luajnë”, shtoi ai.

Kujtojmë se në takimin e parë mes këtyre dy skuadra, CR7 ishte njeriu vendimtar me dy gola fantastik.