“Trajner spektakolar”, kapiteni fton Luis Enriquen tek Atletico Madrid

Sa i përket Luis Enriques, AS shkruan se 52-vjeçari mund të marrë drejtimin e Atletico Madrid ose Manchester United. Diego Simeone pritet të largohet nga “Colchoneros” në fund të sezonit dhe presidentit Cerezo i pëlqen ta zëvendësojë me teknikun spanjoll.

Një ide e tillë intrigon edhe kapitenin Koke, i cili ka punuar me Luis Enriquen te Spanja. “Luis është një trajner spektakolar. Idetë e tij të futbollit ndryshojnë me stilin me të cilin luajmë ne, por pse jo? Do ishte bukur ta kishim trajner në të ardhmen”, deklaroi mesfushori spanjoll.

Në lidhje me Luis Enriquen foli edhe CEO i klubit kryeqytetas, Miguel Angel Gil Marin: “Më pëlqen shumë personalisht dhe profesionalisht. Mendoj se ai ka talentin për të trajnuar çdo ekip në ligën tonë”.