“Trajkovski paraqitet në Gjykatë për rastin “TNT”, pa shoqërim policor

Ish kryetari i Komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski, është paraqitur vet në seancën për rastin “TNT”, pa shoqërim policor. Avokati i tij, Jovica Strashevski dje theksoi se Trajkovski nuk ka marrë ftesë dhe për atë nuk ka ardhur në gjykim.

Paraprakisht, Trajkovski nuk ka ardhur në gjykim pasi që ka thënë se ka qenë i rrahur nga persona të panjohur dhe është duke u mjekuar nga lëndimet. Gjykatësi Ognen Stavrev kërkoi që Trajkovski të sillet në gjykatë me shoqërim policor.

Gjykimi dje u anulua pasi që Trajkovski nuk u paraqit në gjykim.