Shkruan Medai Shaholli
Shqiptarët e Iliridës së paku për shtatë dekada rresht, që nga themelimi i Republikës së Maqedonisë më 1945, e cila u ngrit edhe mbi gjakun gjakun e partizanëve shqiptarë gjatë Luftës Antifashiste, por që njëkohësishtu akuzuan si kolaboracionistë të nazi-fashizmit ku si pretekst morëm si ”shpërblim” këtë status denigrues që gëzojnë edhe sot nga i përkdheluri i superfuqive të kohës fodulli plak ”druzhe” Tito, dhe sistem i vetëqeverisjes së tij socialiste.
Persekutimet dhe dëbimet ndaj shqiptarëve nga ai sistem dje dhe në demonkracinë liberale sot ishin dhe janë nga i njëjti mentalitet despotik me metoda presioni për t’i shtrydhur vullnetin politik dhe të drejtën legjitime për të patur status të barabartë politik me sllavo-maqedonët në trojet e tyre.
Ata janë vrarë dhe persekutuar, dëbuar dhe shpërngulur nga vatrat e tyre shekullore që nga përfundimi i Luftës së II-të Botërore, si nacionalistë e më vonë si irredentistë që kërkojnë ta shkatërrojnë Jugosllavinë e atëhershme socialiste.
Me pavarësimin e Maqedonisë së titistit Gligorov më 1991, dhe me miratimin e kushtetutës së saj raciste ku emri shqiptar u zhduk nga preambula falë edhe miratimit të deputetëve shqiptarë të PPD-së në atë kohë, pas së cilës shqiptarët u bënë pre e persekutimit dhe e shtypjes kombëtare.
Fushatat antishqiptre të persekutimeve ndaj shqiptarëve vazhduan me Bit Pazarin, Ladorishtin, Vandalizimin e godinës së UT, Gostivarin, Sopotin, Brodecin, Monstrën, Kumanovën … ku dhjetra shqiptarë u vranë dhe u persekutuan vetëm se identifikoheshin me emrin shqiptar.
Ajo që duhet cekur këtu është një fakt i pamohueshëm se në këto ekspedita antishqiptare të ndërmarra nga SDSM-ja e pinjollëve të Gligorovit ashtu dhe nga komitët e VMRO-së, kundër kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar si dhe kundër shqiptarëve për t’i mbyllur gojën, e bënë gjithmonë në emër të ruajtjes së supremacisë sllave, mbajtjes së statusit politik denigrues për shqiptarët dhe frikës së ndarjes së pushtetit.
Në të gjitha këto fushata barbare kundër shqiptarëve së paku që nga vendosja e shkërdhatokracisë në këtë ”dërzhavë” të shpifur të ”druzhe”Titos, pushtetarët sllavo-maqedon dhe qeveria e saj këto persekutimet i kanë kryer së bashku me nga një parti shqiptare të koalicionit, që nga PPD-ja, DPA-ja dhe së fundmi DUI, të cilat shquhen të paktën për luajalitet të hapur në këto fushata antishqiptare dhe kurrë nuk kërkuan të dorëhiqen apo të kërkojnë përgjegjësi nga kryeministrat e tyre për krimet dhe persekutimet sistematike ndaj shqiptarëve.
Ndryshimi i statusit politik denigrues dhe barazia e plotë ngelen edhe më tej ”mollë e ndaluar” për shqiptarët, të cilët edhe pse kanë përfaqësuesin shqiptar në qeveritë e koalicionit nuk kanë guxuar asnjëherë të shtrojnë problemin e statusit politik dhe të barazisë së plotë gjuhësore me kushtetutë.
Prandaj, shqiptarët nuk kanë çfarë të presin nga zgjedhjet e 12 prillit nga subjektet politike shqiptare pasi si ato të pozitës poashtu edhe të pozitës nuk e çajnë kokën për statusin politik denigrues të shqiptarëve apo për ta ndryshuar kushtetutën si kusht për formimin e qeverisë së koalicionit me cilëndo parti shqiptare.
Përkundrazi, subjektet politike shqiptare nënshkruan skllavërinë e re me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, ku të gjitha së bashku votuan pro ndryshimeve kushtetuese me të cilën shqiptarët ngelën bashkësi etnike e shifrave si popull pa identitet dhe pa gjuhë.
Jo faleminderit, nuk kemi nevoj të votojmë për subjekte politike që kanë nënshkruar skllavërinë e re për shqiptarët.