Trajçevski: Nga mediat dëgjova se prodhojnë kriptovaluta në Qendrën Tregtare të Qytetit

Drejtori i Qendrës Tregtare të Qytetit, Gjoko Trajçevski theksoi se nga mediat është njoftuar se në objektet e QTQ-së prodhohen kriptovaluta.

“Sot dëgjova nga mediat dhe jam tronditur me atë që po ndodh në GRC”, tha Trajçevski

Ai shton se nuk mund të kontrollohet situata për shkak se bëhet fjalë për 500-600 dyqane, magazina dhe hapësira punuese.

Ndryshe, sot kishte pas një denoncimi se po prodhohen kriptovaluta ilegale në QTQ, poicia kishte aksion policor. Më pas nga policia njoftuan se bëhet fjalë për objekt privat dhe se nuk ka elemente për vepra penale./TV21