Përcaktim i ynë i fuqishëm është se Parlamenti duhet të miratojë ndryshime ligjore në Kodin zgjedhor, me qëllim që vendi të jetë një njësi zgjedhore. Kjo është bazë për demokratizim të vendit dhe çmontim i sistemit të tanishëm partiak në shtetin tonë, theksoi sonte deputeti dhe lideri i Lidhjes demokratike, Pavle Trajanov gjatë një interviste.
Ai theksoi se në mënyrë deklarative 33-34 deputetë janë për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe vendi të jetë një njësi zgjedhore. Në pyetjen rreth asaj nëse do të ketë ndryshime në shumicën parlamentare, ai theksoi se LD nuk është me LSDM-në për ta mbështetur në të gjitha projektet e saj, idetë dhe qëndrimet që i ka.
Lidhur me atë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ai theksoi se ka disa momente kritike.
“Mendoj se kyçe është gjendja në BDI, atje gjithnjë e më zëshëm po bisedohet se ka disa deputetë që nuk pajtohen me politikën e përgjithshme të partisë apo me zgjidhjet kadrovike. Atë publikisht e prezantojnë. Si do të qetësohet ai proces që ka filluar atje, nuk e di. Por, për çdo rast, tani për tani Qeveria ka mbështetje prej 62 deputetëve”, theksoi Trajanov.
Në pyetjen nëse janë të mundshme kalime të deputetëve nga një parti në tjetrën, Trajanov theksoi se as që dikush ka inicuar, as ai nuk ka biseduar rreth një mundësie të tillë.
“Nuk mbështes nijet nga një parti në tjetër. Ata që shkuan në një grupacion duhet të mbeten atje deri në fund”, tha Trajanov.