Trajanov: Do të mbështesim rikonstruimin e Qeverisë, nëse respektohet amendamenti 6 i Kushtetutës

Lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, sot para selisë së LSDM-së ka theksuar se do të mbështesin rindërtimin e Qeverisë nëse respektohet amendamenti 6 i Kushtetutës.

“Qëndrimi i LD-së dhe qëndrimi im si kryetar i partisë është i qartë. Do të mbështesim rindërtimin e Qeverisë nëse respektohet amendamenti 6 i Kushtetutës. Është përfaqësim adekuat dhe i drejtë i të gjitha bashkësive etnike në qeveri dhe në institucionet tjera. Nëse devijohet nga ai parim, atëherë nuk do ta përkrahim rikonstruimin e Qeverisë”, tha Trajanov.