Tragjike! Humbën jetën nga i ftohti, aktorja e famshme gjen prindërit të vdekur në shtëpi

Prindërit e yllit të serialit “The Walking Dead”, Alicia Witt janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Massachusetts të SHBA-së.

Siç raporton Associated Press, aktorja nuk kishte kontaktuar me prindërit për disa ditë, ashtu që u kishte kërkuar disa të afërmve t’u shkonin për vizitë.

“Për fat të keq, rezultati ishte i paimagjinueshëm. Po kërkoj pakëz privatësi për momentin për të vajtuar dhe për të mësuar të përballem me këtë ndodhi dhe humbje të pabesueshme”, ka deklaruar Witt për People.

Sipas mediave të huaja, policia ka thënë se kishte marrë njoftim se prindërit e Alicias kanë pasur problem me ngrohjen dhe se kanë përdorur një ngrohëse për shtëpinë e tyre të vjetërsuar, ndërsa nuk ka pasur shenja dhune dhe as prezencë të monoksidit të karbonit.

Kujtojmë se Hipotermia ndodh kur trupi e humb nxehtësinë më shpejt se sa mund të prodhojë nxehtësi, duke shkaktuar një temperaturë të ulët të trupit. Temperatura normale e trupit është rreth 37°C.

Hipotermia ndodh kur temperatura e trupit bie nën 35°C. Me rënien e temperaturës trupore, zemra, sistemi nervor dhe organet e tjera, nuk mund të funksionojnë normalisht. Nëse nuk trajtohet, hipotermia mund të çojë në dështim të plotë të zemrës dhe sistemit të frymëmarrjes dhe përfundimisht në vdekje.

Sipas hetuesve,hipotermia e shkaktuar nga ekspozimi i gjatë ndaj të ftohtit mund të ketë luajtur rol në vdekjen e Robert Ëitt 87 vjeç dhe Diane Ëitt 75 vjeç.