Tragjedia në Rramanli, ditë zie në Kumanovë, flamujt në gjysmë shtizë

Pas tragjedisë që ndodhi në Rramanli, dje këshilli I Komunës së Kumanovës ka vendosur që dita e sotme në qytetin e Kumanvës të jetë ditë zie.

Këshilli Komunal, unanimisht mbështeti propozimin që dita e sotme të jetë ditë zie. Të gjitha aktivitetet kulturore në këtë Komunë do të ndërpriten dhe flamujt do të ulen në gjysmë shtizë.

Anëtarët e Këshillit me propozim të kreut të Komunës, mbajtën një minutë heshtje për viktimat e shkaktuara nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rramanli.

Ndryshe, tragjedia në fshatin Rramanli ndodhi pas shpërthimit të bombolës së gazit nga e cila jetën e humbën tre fëmijë në vend ngjarje dhe një anëtarë tjetër në spital. Pjestarët e tjerë të familjes janë të shtrirë në spital dhe katër prej tyre ende janë në gjendje kritike.