Tragjedia në Kosovë, reagon Kurti

Kryeministri I Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas vdekjes tragjige të tre antarëve të familjes Bekteshi nga fshati Rufc i Vjetër i Komunës së Lipjanit.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Përtej rrethanave që do të sqarohen nga autoritetet, tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh. Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave. Familjes Bekteshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.“, ka shkruar Kurti në Facebook.