MPJ bullgare kërkon hetim efikas dhe zbatim të drejtësisë për tifozin e lënduar të Levskit

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë sonte ka njoftuar se dënon ashpër incidentet e 27 korrikut 2023 në Shkup, ku u lënduan shtetas bullgarë, simpatizantë të PFK “Levski”, dhe një prej tyre u lëndua rëndë.

“Shtetasi bullgar i lënduar aktualisht ndodhet në gjendje të përgjithshme stabile por të rëndë dhe është duke u rikuperuar pas operacionit në spitalin e Shkupit. Përfaqësuesit e ambasadës bullgare janë në kontakt të vazhdueshëm me bashkatdhetarin e lënduar dhe të afërmit e tij, si dhe me autoritetet shëndetësore vendase. Presim që autoritetet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut të ndërmarrin veprimet e nevojshme për hetim dhe dhënie efikase të drejtësisë në lidhje me aksidentin e rëndë” thuhet në njoftimin e MPJ-së bullgare.