Tragjedi pranë Aeroportit të Shkupit: Babai dhe djali humbin jetën në aksident

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi rreth orës 02:00 pas mesnate në rrugën Ilinden–Milladinovc, pranë bazës policore “Brest”, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.

Sipas Prokurorisë, një “Opel Corsa” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga një 19-vjeçar nga Kumanova, u përplas ballë për ballë me një “Hyundai i30”, të drejtuar nga një 51-vjeçar nga Marino.

Në vendngjarje humbën jetën drejtuesi i “Hyundai”-it dhe djali i tij 18-vjeçar. E plagosur rëndë mbeti edhe vajza e tij 18-vjeçare.

Me lëndime të rënda janë dërguar në spital edhe drejtuesi 19-vjeçar i “Corsës” dhe pasagjeri i tij, të dy në gjendje të rrezikshme për jetën.

Prokurori publik ka urdhëruar autopsinë e dy viktimave.