Tragjedi në Shkup: 62-vjeçari gjendet i vdekur në makinë, dyshohet se humbi jetën gjatë vozitjes

Kalimtarët e gjetën të pajetë në lagjen Maxhari

Një 62-vjeçar nga Shkupi është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një automjet “Peugeot” me targa të Shkupit, në rrugën “Pero Nakov”, në lagjen Maxhari.

Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 09:00. Burri është gjetur i pajetë brenda automjetit.

Autoritetet kanë nisur procedurat për zbardhjen e rrethanave të vdekjes, ndërsa pritet të përcaktohet edhe shkaku i saktë.