Tragjedi në Itali, humb jetën në një kanal Alejsa dy vjeçare nga Maqedonia

Vajza dy vjeçare Alejsa B nga Maqedonia është ngulfatur në një kanal afer shtëpisë familjare në Çijano del Monetelo në provincën Trevizo në veri të Italisë, raportojnë mediumet italiane.

Sipas tyre, tragjedia ka ndodhur rreth orës 13, deri sa Alejsa ka lozur me motrën e saj tre vjeçare, në oborrin e shtëpisë që del te kanali nëpër të cilin kalon lumi Brenta.
Në një moment, me gjasë duke ndjekur disa pata, vajza është futur në ujin e rrembyeshëm, që e ka bartur menjëherë. Treqind metra më poshtë Alejsën e ka nxjerrë nga uji një fqinj dhe menjëherë kanë thirrur ndihmën e shpejtë që ka arritur me helikopter por ka qenë vonë për ta shpëtuar vogëlushen, transmeton Gazeta Lajm.
Policia është duke hetuar rastin dhe po shqyrton nëse mund të ngritet padi ndaj prinderve të saj për shkak të pakujdesisë për fëmijën. Fqinjët kanë thënë se familja nga Maqedonia para disa viteve ka shkuar në Itali, kurse babai është punëtor lokal. Të gjithë kanë qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes, por me gjasë janë preokupuat me femiun e tyre të tretë të moshës tetë muajshe.