Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri më 25 gradë

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore e cila do të përforcohet në verilindje dhe në rrjedhën e poshtme të Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës prej 14 deri 25 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri tre gradë, ndërsa temperatura e ditës deri 23 gradë.