Trafiku pa pengesa nëpër rrugë të lagështa

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër disa rrugë të lagështa, me intensitet mesatar në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50 deri në 100 metra ka në akset rrugore Veles – Katllanovë, Kumanovë – Kriva Pallankë dhe Vinicë – Berovë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.