Tottenhami nuk e do Hazardin, por shikon nga Bale

Tottenhami thuhet se është i interesuar që ta rikthejë përfundimisht Gareth Balen në skuadër.

Ylli uellsian nuk po kalon kohë të mira te Real Madridi dhe në janar apo në verën e vitit të ardhshëm do të largohet.

Sipas asaj që raporton El Nacional, Spurs kanë shansin që të transferojnë edhe Edn Hazardin, mirëpo e kanë refuzuar.

Ata janë të fokusuar në shërbimet e Bale, që në edicionin e kaluar ishte pjesë e tyre në formë huazimi.

Trajneri i ri, Antonio Conte, beson në aftësitë e uellsianit dhe kërkon që ai të jetë nën urdhrat e tij.

Italiani e njeh shumë mirë edhe belgun nga koha me Chelsean, por që kërkon lojtarë më të shpejtë në sulm.