Tottenham nuk e do Lingardin

Tash e sa ditë, emri i Lingard është lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Tottenham, por vullneti nga klubi duket se nuk ekziston.

Raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Spurs nuk do t’i hapin negociatat me Jesse Lingard, përcjell lajmi.net.

Lojtari nuk është në mesin e objektivave të Fabio Paratici dhe Antonio Conte.

Tani, Jesse Lingard do të shqyrtojë opsionet tjera për të ardhmen e tij dhe një vendim pritet ta marrë shumë shpejtë.