Ramsey jashtë skuadrës së Juventus për turneun para-sezonal

Tash e sa kohë, Ramsey lidhet me një largim të mundshëm nga Juventus, por asnjë skuadër nuk ka bërë ofertën e duhur për të.

Gjërat janë përkeqësuar për lojtarin në momentin kur ai është lënë jashtë grumbullimit për turneun para-sezonal në ShBA, përcjell lajmi.net.

Lojtari është në Torino dhe në negociata me klubin për një shkëputje të mundshme të kontratës.

Sezonin e kaluar 31 vjeçari luajti si i huazuar te skuadra e Rangers.

Nëse Juventus i shkëputë kontratën lojtarit, ata duhet t’i paguajnë 7 milionë euro për vitin e mbetur në kontratë.