Tottenham i bashkohet garës për Coman

25-vjeçarit i skadon kontrata pas dy viteve dhe është i lidhur me largimin nga “Allianz Arena”, transmeton lajmi.net.

Coman thuhet se kërkon ofertë më luksoze se ajo që i ofron Bayern, andaj ekziston mundësia e largimit në verë.

Sipas Fichajes, Totenham është i interesuar për të transferuar sulmuesin dhe mund të bëjë një ofertë në vitin 2022.

Trajneri Julian Nagelsmann zbuloi se Koeman ka bërë një operacion dhe do mungojë disa javë.

Francezi ka shënuar 41 gola dhe regjistruar 50 asistime në 204 paraqitje për gjigantin gjerman.