Torino janë të interesuar për transferimin e Marash Kumbullas.
Gleison Bermer është shumë afër të largohet nga Torino.
Interesimi i ekipeve të mëdha evropiane, ka bërë që braziliani të mendojë seriozisht largimin nga klubi i tij.
E sipas raportimeve italiane, Torino e shohin Kumbullan si zëvendësues ideal për Bremer, përcjell lajmi.net.
Gjithashtu thuhet se ata janë të gatshëm të ofrojnë 10 milionë euro për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit shqiptar.
Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e tij drejt Torinos.




