Chelsea dhe PSG në bisedime për Kimpembe

Chelsea dhe Paris Saint Germain janë në bisedime për qendërmbrojtësin francez, Presnel Kimpembe.
E ardhmja e Kimpembes mund të jetë larg ‘Parc des Princes’.

Sipas Fabrizio Romanos, Chelsea dhe Paris Saint Germain janë në bisedime për një lëvizje të francezit drejt ‘Stamford Bridge’, transmeton lajmi.net.

PSG kërkon 60-65 milionë euro, ndërsa ‘Blutë e Londrës’ ofrojnë 45-50 milionë.

Ekipi parisien e shohin si pjesë të projektit qendërmbrojtësin, por janë të hapur nëse arrihet një marrëveshje me ekipin londinez.