Top klubi nga Premierliga fillon bisedimet me Fenerbahcen për Muriqin

Leicester City ka filluar bisedimet me Fenerbahcen për transferimin e Vedat Muriqit.

Mediumi turk “Star” raporton se klubi i madh nga Premierliga ka konfirmuar interesimin për blerjen e yllit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Fenerbahce thuhet se e vlerëson Muriqin në 20 milionë euro.

Muriqi i ka regjistruar 36 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat duke i realizuar 17 gola dhe ndërkohë i ka dhuruar 6 asistime.

Së bashku me Leicester Cityn, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe klube tjera angleze përfshirë: Tottenham, Newcastle United, Leeds United, Southampton, West Bromwich Albion, Brighton dhe Burnley.

Loading...