Mungon vetëm zyrtarizimi, Pirlo kthehet në Juventus

Andrea Pirlo është pranë rikthimit në Juventus.

“Goal Italia” raporton se ish mesfushori sot do të nënshkruajë kontratë me ish klubin e tij për të drejtuar ekipin U-23, transmeton lajmi.net.

Pirlo do ta zëvendësojë Fabio Pecchian duke u bërë përsëri pjesë e Bianconerëve.

Pirlo ishte futbollist i Juventusit gjatë periudhës 2011-2015.

Pecchia ka braktisur postin pas fitores në Coppa Italia në Serie C dhe arritjes deri në çerekfinale të promocionit në Serie B.