Nëse gjeni punë për 6 javë në Gjermani, viza e punës merret më lehtë

Nga sot në Gjermani hyn në fuqi Ligji i ri për të huajt me aftësi pune të kualifikuar. Ekonomia më e fuqishme evropiane me këtë zgjidhje ligjore do të tërheq profesionistë nga vendet e treta, respektivisht vende që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, siç është Maqedonia. Avantazhi tani është se afati të aplikimit për vizë pune është limituar për gjashtë javë. Nëse punonjësi gjatë asaj periudhe lidh kontratë fillestare të punës me ndonjë kompani gjermane ose ofertë, atij i jepet leje qëndrimi për katër vjet ose për sa kohë që zgjat kontrata e punës. Më pas fitohet e drejta për qëndrim të përhershëm. Personat me arsim profesional kanë avantazh, por duhet të kenë edhe njohuri themelore të gjermanishtes.