“Tollovi” në kabinetin e Xhaferit

Në kabinetin e Talat Xhaferi janë duke u zhvilluar koordinime ndërmjet grupeve parlamentare.

Koordinimi vjen pasi mbrëmë u thirr seanca për Ligjin për Prokurori Publike, por u ndërpre për shkak se Xhaferi tha se janë paraqitur mbi 30 deputetë për fjalë e kurse ishte revoltuar nga deklaratat e Aleksandër Kiracovskit dhe Ljupço Nikollovskit të LSDM-së, raporton TV21.

Që të dy dje e sulmuan Xhaferin se pse s’po e thirr seancën duke thënë se sërish po e keqpërdor pozitën. Xhaferi ka thirr edhe takim të liderëve, për të treguar se a janë apo jo për zgjedhje të parakohshme.