Todibo jep dritën e gjelbër – gjithçka gati për transferimin tek Milan

Rosoneri’ janë afër të kompletojnë transferimin e lojtarit të Barcelonës, në merkaton e janarit, ashtu edhe siç planifikonin.

‘Sky Sport Italia’ bën të ditur se Todibo tashmë ka dhënë dritën e gjelbër për t’i bashkuar Milan, transmeton lajmi.net.

Milan dhe Barca pritet të pajtohen për një marrëveshje huazimi, me mundësi blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro.

Pjesa kryesore e kontratës është ajo që lejon Barcelonën ta blejë lojtarin mbrapsht.

Mbetet të shihet nëse kjo marrëveshje do të finalizohet gjatë kësaj jave.